Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, foli për mediat në prag të ndeshjes së Champions League që “los blancos” do të luajnë sot ndaj Benfica. “E mbajmë mend shumë mirë ndeshjen që luajtëm atje, e dimë sa e vështirë do të jetë”, tha Arbeloa.
“Agresioni i ekipit të Mourinho na detyron të përqendrohemi në një ndeshje të mirë dhe të mos mendojmë për ndeshjen e kthimit. Është e rëndësishme të kesh lojtarë që e kuptojnë se çfarë dëshiron në fushë”, shtoi trajneri i Real Madrid.
“Do të jemi të përgatitur dhe gati për këtë përballje. Përballë do të kemi një ekip të motivuar, por ne jemi gati. Po kalojmë një moment të mirë dhe duam ta shfrytëzojmë këtë gjë edhe sot në Champions”, tha Arbeloa.
The post Arbeloa: Gati për përballjen me Mourinho, kam lojtarë që e kuptojnë atë që dua në fushë appeared first on Telesport.










