Arbeloa beson te përmbysja: Nëse ndonjë ekip mund të fitojë në Mynih, ai është Real Madridi

Arbeloa beson fort te përmbysja e Real Madridit në Mynih, duke theksuar përvojën dhe ADN-në europiane të skuadrës. Ai gjithashtu kritikoi disa vendime të arbitrit dhe gabimet e ekipit që drejton: “Mendoj se është një humbje që mund ta kishim shmangur me pak më shumë fat. Kemi bërë dy humbje topi që duhej të evitoheshin dhe ndaj këtyre ekipeve paguhen. Të dy golat e pësuar erdhën nga gabimet. Duhet të reagojmë më shpejt pas humbjes së topit”.

Kartoni i Tchouaméni: “Është mungesë e rëndësishme për një karton që nuk e kuptoj. Po ashtu, nuk e di si nuk u dha karton i kuq për faullin ndaj Mbappé”.

Çerekfinalja e kthimit: “Kam besim te lojtarët e mi. Admiroj ambicien e tyre dhe kam shumë besim se mund të fitojmë në Gjermani. Nëse ndonjë ekip mund të fitojë në Mynih, është Real Madridi. E dimë sa e vështirë është, por do të shkojmë për ta bërë këtë”.

Mbi paraqitjen e Neuer: “Kemi krijuar shumë raste. Kush nuk beson te përmbysja, mund të qëndrojë në Madrid”. Për Mbappé: “E pashë shumë të përkushtuar, është lojtari më i mirë në botë”.

 

 

The post Arbeloa beson te përmbysja: Nëse ndonjë ekip mund të fitojë në Mynih, ai është Real Madridi appeared first on Telesport.