Arbana Osmani shfaqet krah Beniada Nishanit dhe Jori Dellit

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment të veçantë.

Ajo publikoi në InstaStory një fotografi krah dy bukurosheve që janë bërë të dashura për publikun falë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP Albania: Beniada Nishani dhe Jori Delli.

Beniada ishte konkurrente në edicionin e parë të reality shout më të ndjekur në vend, ndërsa Jori mori pjesë në edicionin e dytë.

 Arbana, Jori dhe BeniadaFoto: Instagram

Të dy këto sezone u prezantuan nga Arbana, e cila prej vitesh është kthyer në figurën ikone të spektaklit.

Fotoja e publikuar dëshmon se përtej kamerave dhe skenës, Arbana ka ruajtur një marrëdhënie miqësore e të ngrohtë me ish-banorët, të cilët i ka përkrahur edhe pas përfundimit të aventurës së tyre televizive.

Miqësia e tyre ka marrë menjëherë vëmendje në rrjete sociale, ku fansat kanë komentuar pozitivisht mbi lidhjen e vazhdueshme mes moderatores dhe ish-banoreve.

Ky ribashkim i vogël mes Arbana Osmanit, Beniada Nishanit dhe Jori Dellit ka ngjallur nostalgji tek ndjekësit, duke rikthyer kujtimet e edicioneve të kaluara të Big Brother VIP Albania.