Ronald Araujo është rikthyer. Mbrojtësi i Barcelonës, pasi kaloi një periudhë të errët për shkak të problemeve me shëndetin mendor, ka gjetur sërish vendin e tij në fushë dhe në jetë. Pas një pauze, që e ndihmoi falë profesionistëve, miqve dhe sidomos familjes, uruguajani tregoi për “Mundo Deportivo” një episod tronditës:
“Po pija diçka me gruan. Pashë si i ndryshoi fytyra teksa shikonte telefonin dhe sytë iu mbushën me lot. E pyeta çfarë ndodhi. ‘Nuk e kuptoj ligësinë e njerëzve; iu urojnë vdekjen vajzave tona’, më tha”. Mesazhet e urrejtjes ndikuan rëndë tek ai: “Kur arrin në atë pikë, kupton sa e çmendur është shoqëria në rrjetet sociale. Ndoshta nuk të godet drejtpërdrejt, por familja vuan”.
Ankthi njëvjeçar e gjysmë u kthye në depresion: “Vuaja shumë brenda vetes, kjo ndikoi në performancën time në stërvitje dhe ndeshje. Pas ndeshjes me Chelsea kuptova se duhej të flisja me profesionistë të shëndetit mendor”. Mbështetja e gruas dhe familjes ishte vendimtare: “Çfarëdo që të bësh, të mbështes, më tha babai…” Dhe pikërisht aty nisi drita.
The post Araujo rrëfen momentin më të vështirë: Gruaja ime lexoi një mesazh dhe shpërtheu në lot… appeared first on Telesport.










