Araujo rikthim me gol: Përqafova Flick pasi shënova, ai pati gjithnjë besim tek unë

Mbrojtësi Ronald Araujo ishte një nga protagonistët e Barcelonës në fitoren 2-1 ndaj Albacete në Kupën e Mbretit. I fortë në duele, dominues në ajër dhe i përqendruar gjatë gjithë kohës, uruguaiani dha një performancë të shkëlqyer, një lider i vërtetë mbrojtës.

Pas një periudhe të vështirë të shënuar nga performanca të paqëndrueshme, kartonë të kuq në momente kyçe dhe probleme mendore, Araujo duket se ka rifituar besimin dhe qetësinë e tij. Ai realizoi golin e dytë për katalanasit, që vulosi fitoren.

Shënimi i golit është shumë i rëndësishëm për mua, për të ndërtuar besim dhe për të vazhduar të rritem. E marr hap pas hapi. E përqafova Flick sepse ai ishte i jashtëzakonshëm me mua, ai është si një baba për ne“, tha Araujo.

The post Araujo rikthim me gol: Përqafova Flick pasi shënova, ai pati gjithnjë besim tek unë appeared first on Telesport.