Largimi i Ingo Martinez ka lënë një boshllëk të madh te mbrojtja e Barcelonës. Ronald Araujo vazhdon ende të jetë larg formës së mirë të dikurshme, gjë që ka shtyrë Hansi Flick të kërkojë një përforcim në mbrojtje.
“Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë piketuar 4 emra, nëjri prej tyre do jetë partneri i ri i Cubarsi-t në mbrojtje.
I pari është Lucas Beraldo, braziliani i PSG-së, i cili nuk bën pjesë në planet e Luis Enrique dhe mund të transferohej fare mirë te Barcelona vitin e ardhshëm. Një zgjedhje e lirë ekonomike, por aftësitë e tij në mbrojtje lënë ende për të dëshiruar.
I dyti është Marc Guehi. Anglezi mund të jetë një përforcim ideal për katalanasit, pasi do të vinte si lojtar i lirë, duke qenë se në qershor të vitit 2026 i skadon kontrata me Crystal Palace dhe do të largohet falas. Problemi qëndron se për Marc Guehi ka interes të madh nga shumë klube gjigante si Liverpool, Man. City, Man. United, Real Madrid, PSG e Bayern.
I treti është sërish një mbrojtës që luan në Premier League, Murillo i Nottingham Forest. Braziliani mund të konsiderohet si një zbulim i madh i Premier League dhe sigurisht që Nottingham Forest do të kërkojë mbi 60 milionë euro për ta lënë të lirë.
Emri i katërt është një dëshirë e vjetër e katalanasve, Alessandro Bastoni. Transferimi i tij duket i vështirë për jo i pamundur. Për një ofertë 100-1200 milionë euro, Inter do të hiqte dorë prej tij.
The post Araujo nuk bind, Barcelona piketon 4 emra. Njëri prej këtyre mbrojtësve do transferohet në vitin 2026 appeared first on Telesport.