Ronald Araújo pritet të jetë titullar të dielën në “El Clásico”, në “Santiago Bernabéu”, por ende nuk dihet nëse do të luajë si mbrojtës i djathtë, meqë Koundé nuk është stërvitur, apo si qendërmbrojtës. Në çdo rast, uruguajani beson se Barcelona ka aftësinë për ta fituar sërish përballjen me Real Madridin, edhe pse pret një ndeshje të vështirë dhe të luftuar.
Për Real Madridin: “Është skuadër e madhe, ka lojtarë me shumë cilësi”. Për Vinicius: “Shikoj vetëm atë që bën në fushë. Është lojtar spektakolar, gjithmonë profesionist kur përballemi. Të bën të japësh më të mirën. Më pëlqejnë lojtarët si ai, guximtarë, që të sfidojnë. Ajo që thuhet jashtë fushës për të nuk më intereson; e rëndësishme është ajo që bën në lojë”.
Për ndeshjen: “Do të jetë një sfidë e fortë, e bukur dhe motivuese. Në klasiket e fundit kemi dalë mirë, duhet të përsërisim të njëjtën gjë”. Për momentin: “Jemi në formë të mirë, kemi skuadër konkurruese dhe cilësi për të fituar”. Për Yamal: “Është shumë profesionist, stërvitet fort, në ndeshje bën atë që demonstron në stërvitje. Është i ri, por tashmë një nga më të mirët në botë. Një lojtar dhe person fantastik”.
The post Araujo: Më pëlqejnë lojtarët guximtarë si Vinicius, ia kemi marrë dorën… Real Madridit appeared first on Telesport.










