Ronald Araujo ishte një nga zërat kritikë të dhomës së zhveshjes blaugrana pas humbjes në “El Clasico”. Qendërmbrojtësi uruguajan, i cili hyri në pjesën e dytë për të provuar të kthente rezultatin, e analizoi ndeshjen me qetësi: “Jemi të trishtuar, por duhet të ngremë kokën dhe të vazhdojmë. Kemi një sezon të gjatë përpara, duhet t’i korrigjojmë gabimet tona”.
Për tensionin pas ndeshjes, kur lojtarët e Real Madridit, përfshirë Carvajal, Courtois, Camavinga dhe Vinicius shkuan te Lamine Yamal, duke krijuar një moment tensioni midis lojtarëve të të dy skuadrave, Araujo tha qartë: “Unë sot nuk do të flas për Lamine. Vetëm do të them që është një profesionist i madh, jemi të lumtur ta kemi me ne. Ai është i rritur dhe e di mirë çfarë duhet të bëjë”.
Ai shtoi: “Nuk e di çfarë ndodhi te sherri. Unë thjesht shkova për t’i ndarë. Si i interpretoi Real Madridi deklaratat e Lamine para ‘El Clasico’ nuk më intereson. Është puna e tyre”.
The post Araujo mbron Yamal: Ai është i rritur dhe e di mirë çfarë duhet të bëjë appeared first on Telesport.










