Ndeshja ndaj Chelsea nxori në pah të gjitha mangësitë e Barcelonës, por kryesisht u kritikua Ronald Araujo. Hansi Flick e vendosi uruguajanin si kapiten dhe qendërmbrojtës për të tretën herë në pesë ndeshje, por eksperimenti dështoi. Pas autogolit të Jules Koundé, kapiteni u ndëshkua me karton të verdhë për protestë.
Pak para pushimit mes dy pjesëve, ai bëri një faull të rëndë ndaj Marc Cucurella, mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua, duke rikujtuar gabimet e mëparshme ndaj Barçës në Champions-in 2024 dhe ndaj Interit sezonin e kaluar. Mediat spanjolle e kritikuan ashpër. “Cadena COPE” e quajti ndërhyrjen e tij të pakujdesshme, ndërsa media të tjera e përshkruan si “shumë të ngathët” dhe përgjegjës për humbjen e ekipit.
Në pjesën e dytë Chelsea shënoi edhe me Estevão dhe Delap, duke fituar 3-0. Barça ra në vendin e 15-të të klasifikimit aktual, ndërsa imazhi i Araujo dominoi faqet e para; “Mundo Deportivo” i vendosi notën 3. Flick tha: “Nuk di çfarë ndodhi me kartonin e parë, duhet ta shoh me video. Në të dytin nuk duhej të ndërhynte ashtu, por këto ndodhin në futboll”.
The post “Araujo, kapiteni katastrofë”; mediat spanjolle e “masakrojnë” pas kartonit të kuq ndaj Chelsea appeared first on Telesport.











