Ronald Araujo foli me mediat pas barazimit 2-2 të Barcelona me Atalanta në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Mbrojtësi uruguaian shënoi një gol për Barcelona dhe bëri një deklaratë për të ardhmen e tij me klubin.
Kapiteni i ka premtuar besnikëri Barcelonës, pasi ai ditë më parë vazhdoi edhe për gjashtë vite të tjera me klubin.
“Jam shumë i lumtur për golin pas rinovimit, mund ta shihni punën, atë që jap në fushë dhe shoh që njerëzit e vlerësojnë atë.
“Nëse do Zoti, do të jem këtu për shumë vite te Barcelona, nëse varet nga unë, sigurisht”, deklaroi Araujo pas ndeshjes.
Araujo ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm dhe me ndikim në skuadrën e Barcelona këtë sezon pas rikthimit nga lëndimi
Me këtë gol, ai vuri në pah edhe aftësinë e tij për të ndihmuar ekipin në të dyja fazat e lojës.
Tifozët e Barcelona shpresojnë që Araujo të qëndrojë për një kohë të gjatë në klub, duke u bërë një nga shtyllat kryesore të projektit të ri të klubit.
Kujtojmë që Araujo refuzoi Juventusin për t’i qëndruar katalunasve.