Azia do të dërgojë 9 kombëtare në Kupën e Botës 2026. Deri tani janë kualifikuar 8 ekipe dhe bileta e fundit do diskutohet në nëntor mes Irakut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Arabia Saudite nuk arriti dot të kualifikohej nga grupet në fazën e parë, pasi e mbylli e dyta në grupin e saj. Në play-off, pas barazimit pa gola ndaj Irakut, Arabia Saudite ka prerë zyrtarisht biletën për në Botëror.
Pas kësaj arritjeje, shteti, më saktë Princi Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, i cili mban postin e Ministrit të Sporteve, ka vendosur të shpërblejë futbollistët dhe stafin e Kombëtares me plot 50 milionë euro. Ky është një nga shpërblimet më të mëdha që merr një ekip pas kualifikimit në Botëror.
The post Arabia Saudite siguroi biletën për Botëror, futbollistët dhe stafi “vishen me ar” appeared first on Telesport.