Arabia Saudite i sjell fat. “El Clasico” i takon Barcelonës, katalanasit fitojnë sërish Superkupën e Spanjës (video)

Barcelona është fituesja e Superkupës së Spanjës. Në finalen e luajtur në Jeddah të Arabisë Saudite, Barcelona mundi 3-2 Real Madridin, në një “El Clasico” tejet të bukur.

Supersfida u zhbllokua në minutën e 36-të, nga Raphinha. Pasi mori një top nga Fermin Lopez, braziliani depërtoi bukur në zonë dhe mposhti Thibaut Courtois.

Barazimi i madrilenëve do të vinte në minutat shtesë, ku Vinicius Junior lë pas thatësirën dhe gjen golin pas 19 ndeshjesh. Katalanasit nuk u demoralizuan aspak dhe gjetën direkt golin e avantazhit me Robert Leëandoëki, i cili shënoi pas një asisti të mrekullueshëm të Pedrit.

Kur pritej vërshëllima e arbitrit, Real Madrid barazoi shifrat 2-2 me Gonzalo Garcia. Pas një topi të nisur nga goditja e këndit dhe fillimisht goditja e Dean Hujisen ndalet në traversë, Gonzalo Garcia tregohet i vëmendshëm dhe dërgon topin në rrjetë. Tre gola të shënaur në shtesë, pjesa e parë mbyllet 2-2.

Katalanasit do të gjenin avantazhin në minutën e 72-të, sërish me Raphinha. Pasi mori një top nga Dani Olmo, në rrqëshitje e sipër, Raphinha e dërgoi në rrjetë, i ndihmuar edhe nga një devijim i Raul Asenscio.

Barcelona e mbylli takimin me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Frenkie de Jong në shtesë, për ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Barcelona fiton 3-2 “El Clasico” dhe fiton për të dytin vit rresht Superkupën e Spanjës në formatin “Final Four”, që mbahet në Arabinë Saudite.

SHIKOGOLAT

The post Arabia Saudite i sjell fat. “El Clasico” i takon Barcelonës, katalanasit fitojnë sërish Superkupën e Spanjës (video) appeared first on Telesport.