Aq sa merrte vota Haxhiu për kryekuvendare, aq edhe shefi i saj për qeveri

Testimit që e kërkoi me kaq ngulm për muaj të tërë iu nënshtrua të dielën e 26 tetorit.

E rezultati nuk qe ai, të cilin kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti e parashikonte qysh pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e betimit të deputetëve.

Ky bashkë me parterët e koalicionit nuk morën asnjë votë më shumë  nga 120 ligjvënësit e legjislaturës së nëntë për votimin e qeverisë se re, se sa ato 56 që i shkonin partisë kur për disa herë tentonte që ta zgjedhte kryetarin  e ri të kuvendit.

Sikur të dielën e fundit të tetorit po kaq vota, në përjashtim aty këtu të një vote më shumë ose më pak i bëheshin edhe kur në votim hidhej emri i Albulena Haxhiut për kryekuvendare.

Ani se edhe vet kjo, jo në pak raste deklaronte se i kanë numrat për ekzekutivin e ri.

Shembullin e saj e të liderit të partisë në jo pak raste e ndiqte edhe Hekuran Murati, i cili vazhdon të jetë edhe ministër dhe deputet.

E një deputet tjetër që pati qenë fort në qejf pas nënshkrimit si i tillë, besonte se numrin e kërkuar për votim të qeverisë e kanë tejkaluar.

Një koleg i tij, qysh në prill e thoshte më të madhe një shifër tjetër.

Të tjerë bashkëpartiak të tyre, qysh para 6 muajve paralajmëronin edhe befasi.

Sikur këta besonte edhe partnerja e tyre e koalicionit nga partia Guxo.

Në prill hiç se hiç, e madje as në tetor Albin Kurti nuk mbërriti që t’i sigurojë 61 vota sa duhet për ta votuar qeverinë që ndryshe do të njihej si Qeveria “Kurti III”, meqë mirë si ecën as diskutimet me ata që donte me patjetër ta bënte ekzekutivin e ri, përjashtuar PDK-në e Listën serbe, parti këto me të cilat nuk donte të bënte as njëlloj pazari.