Ka ardhur koha për një përditësim të dytë të iOS 11. Apple publikoi ditën e sotme iOS 11.2.5.
Më 8 Janar kompania solli iOS 11.2.2 për të adresuar problemet e sigurisë së Spectre në shfletuesin Safari.
Por çfarë ka të re ky përditësim?
Apple thotë se ka shtuar mbështetjen për HomePod ku përdoruesit mund të transferojë Apple ID, Apple Music, Siri dhe konfigurimin e Wi-Fi në altoparlantin inteligjent.
Sa i përket Siri, me këtë përditësim asistenti mund të lexojë lajme. Përdoruesit mund të përfitojnë me anë të një komande “Hey Siri, play the news”, shkruan Indeksonline.
Madje përdoruesit mund të kërkojnë lajme për kategori specifike si sporte, biznes ose muzikë.
Disa prej përmirësimeve janë:
Riparohet një problem ku aplikacioni Phone shfaqte informacion të paplotë
Riparohet një problem i shkaktuar nga Mail me disa llogari Exchange ku njoftimet humbeshin gjatë përdorimit të Face ID në iPhone X
Është adresuar një problem ku mesazhet shfaqen të ç’organizuara
Riparohet një problem me CarPlay ku kontrollerët nuk përgjigjeshin
Një funksionalitet për nivelin e baterisë së AirPod
iOS 11.2.5 gjithashtu përmban 10 përditësime sigurie, tre prej të cilave janë në nivel kernel.
Për të shkarkuar përditësimin shkoni në Settings > General > Software Update. Përditësimi është vetëm 175 megabajt.