Historia e Apple është e gjatë me shumë ulje-ngritje.
Por ajo ka prodhuar një prej telefonave më të njohur në botë sot.
Steve Jobs prezantoi telefonin e parë iPhone 18 vjet më parë.
Në dy vjet nga tani – për 20 vjetorin e iPhone – Apple po përpiqet maksimalisht t’u japë klientëve të saj besnikë një telefon me të vërtetë që ia vlen edhe më shumë.
Ky telefon, ose iPhone 20 ose një emër i ri tërësisht, ka potencialin të jetë iPhone më i përsosur i krijuar ndonjëherë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Mark Gurman i Bloomberg raportoi së fundmi se kompania po punonte për një model të ri të guximshëm iPhone për vitin 2027.
Vizioni origjinal i Steve Jobs më në fund mund të bëhet realitet dy vjet nga tani me një iPhone pa port që eliminon gjithashtu kornizat e ekranit.
iPhone 20 – nëse do të quhet ashtu – do të sjellë një epokë të re për telefonat inteligjentë.
Ai do të karikohet vetëm me valë, do të mbështesë vetëm pajisje audio Bluetooth dhe do të shfaqë një ekran të përsosur.
Madje ka zëra se Apple ka miratuar bateri më të mira për këtë telefon.
Megjithatë, gjithçka mund të ndryshoj në dy vjet dhe ndoshta Apple do të ketë plane të tjera.