Planet përfshijnë një fabrikë të re në Teksas, dyfishimin e fondit të prodhimit të avancuar të SHBA-ve, një akademi prodhuese dhe investime të përshpejtuara në AI.
Kompania Apple ka njoftuar angazhimin e saj më të madh të shpenzimeve, me planet për të shpenzuar dhe investuar më shumë se 500 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme.
Ky premtim i ri bazohet në historinë e gjatë të investimit të Apple në inovacionin amerikan dhe prodhimin e avancuar me aftësi të larta, dhe do të mbështesë një gamë të gjerë iniciativash që fokusohen në inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e aftësive për studentët dhe punëtorët në të gjithë vendin.
“Ne jemi të prirur për të ardhmen e inovacionit amerikan dhe jemi krenarë që ndërtojmë investimet tona të gjata në SHBA me këtë angazhim prej 500 miliardë dollarësh për të ardhmen e vendit tonë”, tha Tim Cook, CEO i Apple.
“Nga dyfishimi i fondit tonë të avancuar të prodhimit, deri te ndërtimi i teknologjisë së përparuar në Teksas, ne jemi të kënaqur të zgjerojmë mbështetjen tonë për prodhimin amerikan. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me njerëz dhe kompani në të gjithë këtë vend për të ndihmuar në shkrimin e një kapitulli të ri të jashtëzakonshëm në historinë e inovacionit amerikan”.
Si pjesë e kësaj pakete të investimeve të SHBA-ve, Apple dhe partnerët do të hapin një strukturë të re të avancuar prodhimi në Hjuston për të prodhuar serverë që mbështesin Apple Intelligence, sistemin personal të inteligjencës që i ndihmon përdoruesit të shkruajnë, të shprehin veten.
Po ashtu Apple bëhet me dije se do të dyfishojë fondin e saj të prodhimit të avancuar të SHBA-ve, do të krijojë një akademi në Michigan për të trajnuar gjeneratën e ardhshme të prodhuesve amerikanë dhe do të rrisë investimet e saj në kërkim dhe zhvillim në SHBA për të mbështetur fusha të avancuara si inxhinieria e silikonit.
Angazhimi prej 500 miliardë dollarësh përfshin punën e Apple me mijëra furnizues në të 50 shtetet, punësimin e drejtpërdrejtë, infrastrukturën dhe qendrat e të dhënave të Apple Intelligence, objektet e korporatave dhe prodhimet e Apple TV+ në 20 shtete.
Referuar Apple, kompania mbetet një nga taksapaguesit më të mëdhenj amerikanë, duke paguar më shumë se 75 miliardë dollarë taksa në SHBA gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë 19 miliardë dollarë vetëm në vitin 2024.
Dhe se mbështet më shumë se 2.9 milionë vende pune në të gjithë vendin përmes punësimit të drejtpërdrejtë, punës me furnizues dhe prodhues me bazë në SHBA dhe punë zhvilluesish në ekonominë e lulëzuar të aplikacioneve iOS.