Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, ka thënë se Kosova duhet urgjentisht ta ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas Apostolovas, Kosova nuk duhet të mbetet peng i individëve sepse kjo marrëveshje është çështje me interes kombëtar për vendin.
Këto deklarime Shefja e zyres së BE-së në Kosovë, i dha sot gjatë një prezantimi të prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.