Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 18 vite burg për efektivin Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Jonada Avadiaj.
Vendimi ka ardhur pas apelimit të Tases, i cili ka kërkuar uljen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.
Apeli mësohet se ka hedhur poshtë kërkesën e tij dhe ka konfirmuar vendimin e mëparshëm, duke lënë Tasen të vuajë 18 vitet e dënimit.