Dhomat e Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë kanë marrë vendim lidhur me ankesat e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, si dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit.
Ankesa ishte parashtruar më 21 shkurt të këtij viti kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake të marrë më 23 dhjetor 2021.
I njëjti vendim i lejonte Prokurorisë që ta ndryshonte pjesërisht aktakuzën në këtë akt.
Paneli i Apelit mësohet se ka vendosur kundër apeleve të Thaçit e Veselit.
https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e980b5e999&doc_type=stl_filing&lang=eng