Anuluan tri herë trenderin për “shtesa ushqimore” për specialsat e policisë që do garojnë me shtetet tjera në qershor – Rrezikohet mospjesëmarrja e tyre

Në Garat Ndërkombëtare të Policisë që do të mbahen në Jordani këtë vit, është paraparë që të marrin pjesë edhe policët elitarë të Policisë së Kosovës.

Por, që policët e Njësisë Speciale të marrin pjesë në këto gara, iu duhen mbështetje financiare nga Policia e Kosovës, e saktësisht iu duhet që të ushqehen me suplemente për ushtrime e garë.

PK që t’i siguronte këto suplemente, do të duhej të shpallte tenderë e këtë e ka bërë, por pastaj tenderi është anuluar dy herë nga E-prokurimi, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës në një përgjigje për lajmi.net, ka thënë se kjo ka ndodhur pasi kompanitë ofertuese nuk i plotësonin kushtet për të fituar tenderin.

Mungesa e këtyre suplementeve mund të shkaktoj anulimin e pjesëmarrjes së Policisë së Kosovës në këto gara që do të mbahen në qershor të këtij viti.

Lajmi.net, ka siguruar dosjen e plotë të këtyre tendereve. /Lajmi.net/