Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se e ka anuluar mbajtjen e seancës për rastin e Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit.
Të njëjtit dyshohen për spiunazh, transmeton Klankosova.tv.
Në një njoftim Gjykata ka pohuar se do të bëhet ekzaminimi psikiatrik i Bedri Shabanit, e cila është shkak për anulimin e seancës së stome
“Anulimi është bërë nga trupi gjykues dhe bazohet në faktin se është urdhëruar ekzaminimi psikiatrik i të pandehurit B.SH., i cili ekzaminim nuk mund të përfundohet në kohë të shkurtër”, thuhet në njoftimin e Themelores në Prishtinë.
Më 13 nëntor ishte mbajtur seanca e kaluar ndaj të dyve, por u shtye, pasi njëri prej të akuzuarve që po dyshohet për spiunazh njoftoi se nuk është mirë me shëndet. /Klankosova.tv











