Raundi i ardhshëm i negociatave bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i planifikuar të mbahej të dielën në Muscat të Omanit, është anuluar.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, i cili në një postim në platformën X shkroi:
“Bisedimet Iran-SHBA të planifikuara të mbahen në Muscat këtë të diel nuk do të zhvillohen tani. Por diplomacia dhe dialogu mbeten e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme“.
Ky do të ishte raundi i gjashtë i bisedimeve të ndërmjetësuara nga Omani, të cilat janë tensionuar ndjeshëm pas sulmeve të fundit ajrore të Izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, kishte deklaruar më herët se këto bisedime janë “të pajustifikueshme” për sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite, por nuk kishte konfirmuar zyrtarisht anulimin./KosovaNews
The post Anulohet raundi i ri i negociatave bërthamore SHBA-Iran në Oman appeared first on Kosovapost.net.