Betis e ka nisur mjaft mirë ndeshjen ndaj Mallorca, duke gjetur golin pas vetëm 10 minutash. Ishte braziliani Antony që shënoi një gol tejet të bukur nga distanca.
Pasi depërtoi bukur nga krahu i djathtë duke u futur në qendër dhe pas një kombinimi perfekt me Cucho Hernandez, Antony dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme.
Ky është goli i tretë për brazilianin me fanellën e Betis për këtë sezon të ri të në La Liga. Kujtojmë se te Mallorca, Vedat Muriqi e ka nisur si zakonisht titullar, ndërsa Marash Kumbulla vazhdon të jetë i dëmtuar.
The post ANTONYYYYYY! Braziliani i jashtëzakonshëm, shënon gol spektakolar ndaj Mallorca-s appeared first on Telesport.










