Antony ka qenë një nga “personazhet” kryesore gjatë merkatos së verës. Ditën e fundit të afatit të merkatos, braziliani u transferua te Betis, aty ku shkëlqeu gjysmën e dytë të sezonit të kaluar kur u huazua nga Man. United.
Betis bëri një sakrificë të madhe financiare për të siguruar shërbimet e Antony. Klubi andaluzian ka blerë 50% të të drejtave të Antony për një shifër afër 25 milionë euro.
Ndërkohë, mediat spanjolle zbulojnë se për brazilianin ditët e fundit ka pasur një interesim të madh nga Bayern Munich. Klubi bavarez i ka ofruar madje dyfishin e rrogës që fiton tani në Spanjë, por anësori brazilian donte vetëm të rikthehej te Betis.
Synimi i Antony është të shkëlqejë sërish te Betis, që te këtë shansin të sigurojë thirrjen nga Carlo Ancelotti për Kupën e Botës 2026.
The post Antony refuzoi gjigantin e Europës në orët e fundit para se të transferohej te Betis appeared first on Telesport.