Kthimi i Romelu Lukaku në fushë po afron gjithnjë e më shumë, disi më shpejt nga pritshmëritë. Mund të duhen vetëm dhjetë ditë ose pak më shumë për ta parë atë përsëri në skuadrën e Napolit, të paktën të disponueshëm për të qëndruar në stol.
Sulmuesi belg, i cili ka punuar në Castel Volturno për ditë të tëra për të rifituar gjendjen e tij atletike pas një dëmtimi të rëndë muskulor gushtin e kaluar, më në fund po sheh “dritë në fund të tunelit”.
Trajneri Antonio Conte mund ta rikthejë atë në skuadër për ndeshjen kundër Romës më 30 nëntor, dhe më vonë ta testojë për ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Cagliari, më 3 dhjetor. Ky do të jetë një hap përgatitor drejt ndeshjes kundër Juventus, e planifikuar për katër ditë më vonë.
E ardhmja evropiane e Napolit do të jetë në lojë javën e ardhshme kundër Qarabag, duke supozuar një rezultat pozitiv për të shkuar në fazën play off-it (objektivi minimal për kampionët italianë). Ndaj, prania e Lukaku është e rëndësishme për të arritur këtë objektiv.
The post Antonio Conte “fërkon duart”, merr lajmin e papritur appeared first on Telesport.











