Një urdhër i qeverisë indiane ka bërë që kjo antilopë të groposet e gjallë. Pamjet shokuese vijnë nga India.
Qeveria kishte dhënë urdhër për të vrarë 300 antilopë, pasi fermerët në Bihar ishin ankuar se po u shkatërronin të mbjellat. Gjuetarët vendas zbatuan urdhrin, por njëra prej antilopëve nuk ngordhi. Ajo kishte mbetur e plagosur dhe gjahtarët vendosën ta groposnin të gjallë.
Ata hapën një gropë të thellë dhe përdorën një eskavator për ta mbuluar me dhe. Në pamundësi për të lëvizur për shkak se ishte e plagosur, antilopa nuk kishte asnjë mundësi.
Kjo video është publikuar në Twitter, autori i së cilës shkruan se kafsha u gropos e gjallë. /tvklan.al