Antidroga me aksion në Suharekë, ka të arrestuar

Tre persona janë kapur në flagrancë për shitje të narkotikëve gjatë një aksioni të Njësisë Antidrogë në Suharekë.

Kështu ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Ai njoftoi se janë sekuestruar sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe marihuanë, armë zjarri, para të gatshme, si dhe dy vetura që dyshohet se janë përdorur si mjete për kryerjen e veprës penale.

“Po, janë arrestuar tre persona, të kapur në flagrancë me aplikimin e masave të veçanta hetimore, për shitje të narkotikëve. Janë sekuestruar sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe marihuanë, armë zjarri, para të gatshme dhe dy vetura si mjete të kryerjes së veprës penale”, ka thënë Kryeziu