Ansu Fati duket se ka rilindur pas transferimit në formë huazimi nga Barcelona te Monaco. 22-vjeçari ka shënuar 5 gola në 6 ndeshje me Monaco-n. Performanca e tij është e jashtëzakonshme: një gol çdo 42 minuta. Kjo formë e mirë e Ansu Fati ka zgjuar interesin e klubeve të tjera për sulmuesin spanjoll.
Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid po ndjek me shumë interes perfomancat e sulmuesit dhe është gati ta rikthejë atë në Spanjë. Diego Simeone e sheh Ansu Fati-n si një përforcim ideal për ta alternuar me dyshen e zakonshume qendërsulmuese Alvarez-Sorloth.
Sipas marrëveshjes që Barcelona ka bërë me Monaco-n, klubi i “Principatës” ka të drejtën e blerjes përfundimtare të Ansu Fati për 35 milionë euro, por nuk është çudi nëse katalanasit vendosin ta shesin diku tjetër për një shumë akoma edhe më të madhe, gjithmonë në varësi të përfomancës së tij deri në fund të sezonit.
The post Ansu Fati “tradhtari” i ri? Sulmuesin e kërkon rivali i madh i Barcelonës appeared first on Telesport.










