Një qytetar në kushte anonimiteti, ka denoncuar për redaksinë e klankosova.tv, se në Klinikën e Onkologjisë në QKUK nuk po ofrohen as kimioterapi dhe as imunoterapi.
”Prej gati tre javësh, aty nuk ofrohet as kimioterapi dhe as imunoterapi për pacientët rëndë të sëmurë nga kanceri”.
Sipas tij, mungon çdo informacion zyrtar, duke lënë pacientët rëndë të sëmurë në pasiguri të plotë dhe me barrë të shtuar.
”Një problem tjetër është mungesa e çdo informacioni. As me telefon e as në vend nuk mund të merret ndonjë sqarim se kur dhe si do të vazhdojnë trajtimet. Shumë pacientë udhëtojnë kilometra të tëra për të ardhur në klinikë, vetëm që në fund të kthehen përsëri në shtëpi dhe kjo përveç barrës së rëndë që ata tashmë e mbajnë nga sëmundja”, u shpreh ai ndër tjera në kushte anonimiteti.
Tutje tha se nëse situata vazhdon e tillë pacientët me këtë sëmundje të rëndë do detyrohen të paguajnë në klinika private shuma të papërballueshme.
”Nëse keto terapi merren privatisht, ato kushtojne deri në 3000 euro një shumë e paperballueshme per shumicen e pacienteve”.
Ai shton se hera e fundit që ishte në këtë klinikë dhe u përball me këtë gjendje shqetësuese, qe e hëna e javës së shkuar.
Klankosova.tv ka provuar të marrë një përgjigjie nga QKUK mbi situatën, e deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pranuar ende përgjigje.