Ramush Haradinaj ka harxhuar mbi 506 mijë euro vetëm në dreka sa ishte kryeministër i Kosovës për më pak se dy vite, po ai po ankohet tani se ka shpenzuar edhe nga kuleta e tij, transmeton Gazeta Metro.
Haradinaj në dreka “çoi dëm” mbi gjysmë milioni në buxhetin e shtetit, por po thotë se shteti i Kosovës atij tani i ka edhe borxh.
Ai po thotë se nga kuleta e tij pagoi njëherë hotelin në New York, ku i kushtoi 2800 dollarë amerikan.
“Tri herë e kam përdorur kartelën time të shtetit. Njëherë për akomodim në Nju Jork, për tjerat raste s’po më kujtohet. Ndërkaq, një herë kam paguar nga paratë e mia 2800 dollarë, ato m’i ka borxh shteti, por s’i kam dërguar asnjëherë faturat. Për pije alkoolike e meze s’ka shanse ta kem përdorur kartelën time të shtetit”, deklaroi Haradinaj.
Kujtojmë se Qeverisja Haradinaj u cilësua nga analistët dhe OJQ’të për skandalet dhe keqpërdorimet e shumta gjatë mandatit gati 2 vjeçar.