Një lexues ka raportuar një parregullsi në redaksinë e Klankosova.tv, lidhur me procesin zgjedhor që lidhet me të drejtën e votës dhe vendndodhjen e qendrës së votimit.
Sipas saj, familja Bilalli nga Podujeva është paraqitur sot për të votuar në shkollën ku tradicionalisht kanë votuar çdo herë, por janë njoftuar se nuk kanë të drejtë vote aty dhe janë udhëzuar të votojnë në komunën e Vushtrrisë.
Ajo tha se banorët nuk janë njoftuar paraprakisht për ndonjë ndryshim, dhe se kjo po i privon nga e drejta për të votuar në vendin ku jetojnë dhe kanë votuar çdoherë.
The post Ankohen banorët e Podujevës, u ndalohet votimi në vendlindje, udhëzohen të votojnë në Vushtrri appeared first on Klan Kosova.