Anketa e madhe: Çka mendojnë shqiptarët në Kosovë e Shqipëri për njëri-tjetrin? Sa e përkrahin bashkimin kombëtar?

Në një anketë të një organizate ndërkombëtare, të cilën e ka siguruar dialogplus.ch, për herë të parë ofrohet një tablo më e qartë mbi raportet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Detaje mbi bashkëpunimin, mundësitë e bashkëjetesës, konsumin medial, marrëdhëniet sociale, dëshirën për bashkim dhe gatishmërinë e qytetarëve për të paguar një tatim ekstra për bashkim.

Nga Enver Robelli

– Nga të anketuarit: 88,7% e shqiptarëve të Kosovës e kanë vizituar Shqipërinë, ndërsa vetëm 31,6% e shtetasve të Shqipërisë e kanë vizituar Kosovën.

– Vetëm 18% e të anketuarve të pakicës serbe në Kosovë e kanë vizituar Shqipërinë në dy vitet e fundit.

– 85% e të anketuarve në Shqipëri thonë se ndihen të sigurt kur vizitojnë Kosovën. 60 për qind e qytetarëve të Kosovës thonë se ndihen të sigurt kur vizitojnë Shqipërinë.

– Shumica e të anketuarve shqiptarë në Kosovë e Shqipëri thonë se nuk kanë problem të kenë marrëdhënie sociale me dikë nga Kosova apo Shqipëria (të banojnë në një fshat, qytet, lagje, të punojnë bashkë).

– Në pyetjen se a kanë të anketuarit problem të martohen me dikë nga vendi tjetër (Shqipëria/Kosova) gjendja duket kështu: 75% e të anketuarve në Shqipëri thonë se nuk e kanë problem, ndërsa në Kosovë 56% japin një përgjigje pozitive.

– 84% e shqiptarëve të Kosovës dhe 67% e qytetarëve të Shqipërisë nuk duan të kenë marrëdhënie sociale me serbët.

– 85% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 65% e shqiptarëve në Kosovë i përkrahin marrëdhëniet sociale me njerëz nga Europa Perëndimore dmth. të punojnë dhe bashkëjetojnë me perëndimorë.

– Në pyetjen mbi gatishmërinë për t’u martuar me dikë nga Europa Perëndimore, gjendja duket kështu: në Shqipëri 65,5% nuk e shohin këtë si problem, në Kosovë vetëm 19,5% janë të gatshëm për t’u martuar me dikë nga Perëndimi.

– Në pyetjen mbi gatishmërinë për t’u martuar me dikë që ka fe tjetër, dallimi është i madh. Në Shqipëri 79% thonë se nuk e shohin këtë fare si problem. Në Kosovë vetëm 13,5 për qind janë të gatshëm të martohen me dikë që ka fe tjetër.

– Shqiptarët e Kosovës janë më mirë të informuar mbi liderët politikë të institucioneve më të rëndësishme të Shqipërisë dhe mbi datat historike në krahasim me qytetarët e Shqipërisë mbi të njëjtat informata mbi Kosovën.

– Më shumë shqiptarë të Kosovës konsumojnë media të Shqipërisë se anasjelltas.

– Sa i përket sundimit të ligjit qytetarët në të dy vendet besojnë se ligji zbatohet më mirë në Kosovë.

– Sa i përket korrupsionit shumica e të anketuarve në Kosovë thonë se korrupsioni është më i lartë në Kosovë, por me këtë nuk pajtohet shumica e të anketuarve nga Shqipëria.

– Shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë pajtohen se vendet si Gjermania, Italia, Franca, SHBA, Kroacia dhe Turqia janë të përzemërta ndaj të dy vendeve (Kosovës dhe Shqipërisë).

– Sipas të anketuarve: vendet më armiqësore ndaj Shqipërisë dhe Kosovës janë Serbia dhe Rusia.

– Sa i përket Greqisë: shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri pajtohen se Greqia mban qëndrim më të përzemërt ndaj Kosovës dhe më agresiv ndaj Shqipërisë.

– Shumica në të dy vendet mendon se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë sa duhet të zhvilluara.

– Shumica në të dy vendet kërkon unifikimin e librave shkollorë dhe planprogrameve.

– Shumica kërkon heqjen e plotë të tarifave doganore.

– 63% e të anketuarve në Shqipëri DËSHIROJNË bashkimin kombëtar. Në Kosovë: 54% duan bashkim me Shqipërinë. 16% e të anketuarve në Shqipëri dhe në Kosovë janë kundër bashkimit. Argumenti më i shpeshtë që përmendet nga kundërshtarët janë kulturat dhe traditat e ndryshme. Ata që nuk e duan bashkimin rrjedhin kryesisht nga zonat urbane në Kosovë dhe Shqipëri. Shikuar në aspektin gjeografik shumica e atyre që janë kundër bashkimit banojnë në rajonin e Prishtinës dhe në Shqipërinë e mesme.

– Në pyetjen nëse janë të gatshëm të paguajnë një tatim ekstra për të mundësuar bashkimin, gjërat ndryshojnë: vetëm 29% e të anketuarve në Shqipëri janë të gatshëm të paguajnë një tatim ekstra, në Kosovë 49% do të paguanin këtë tatim.

– Po të kishin mundësi të vendosnin në referendum, 75% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 64% e shqiptarëve të Kosovës do të përkrahnin bashkimin kombëtar.

– Në pyetjen se SA I REALIZUESHËM është bashkimi kombëtar, situata ndryshon: vetëm 23% në Shqipëri dhe 17% e shqiptarëve në Kosovë besojnë se bashkimi është i mundshëm.

– Debati i muajve të fundit për mundësinë e korrigjimit të kufijve nuk është pritur pozitivisht nga shqiptarët e Kosovës (70%), në Shqipëri (52%), nga serbët e Kosovës (80%). Shkëmbimi i territoreve – veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës – është hedhur poshtë nga shumica e të anketuarve.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.