Ipswich ka fituar 2-0 në shtëpi ndaj Swansea, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të në Championship. Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte pikërisht Anis Mehmeti, me një gol të shënuar dhe asist në golin e tretë.
Sulmuesi kuqezi ishte ai që zhbllokoi shifrat që në minutën e 3-të, me një goditje të bukur brenda zonës me të djathtën. Në minutën e 74-të, pas një presioni në zonën e kundërshtarit, Mehmeti asistoi në golin e tretë të ekipit të tij. Sigurisht që Mehmeti fitoi edhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes” me notën 8.9.
Ky është goli i dytë i Mehmetit me fanellën e Ipswich dhe asisti i tij i parë. Në gjithë sezonin, përfshi këtu edhe statistikat në gjysmën e parë me Bristol City, Mehmeti 10 gola dhe 8 asiste në Championship.
Ipswich renditet në vendin e 4-të me 60 pikë, dy pikë më pak se Middlesborugh i vendit të dytë, që të dërgon direkt në Premier League. Vendi i aprë mbahet nga Coventry i drejtuar nga Frank Lampard, me 71 pikë.
Me formën e treguar këtë sezon, sigurisht që tifozët dhe jo vetëm presin rikthimin e tij në Kombëtare dhe ftesën e trajnerit Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë në fund të marsit.
The post Anis Mehmeti i jashtëzakonshëm. Gol, asist dhe “Lojtari i ndeshjes”. Ipswich vetëm 3 pikë larg… Premier League (video) appeared first on Telesport.










