Një anije që transportonte ndihma humanitare për Gazën është bombarduar nga dronë teksa ndodhej në ujërat ndërkombëtare në brigjet e Maltës.
“Freedom Flotilla Coalition”, organizata përgjegjëse për anijen, ka drejtuar gishtin drejt Izraelit.
Bëhet e ditur se sulmi vjen pasi çështja kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë vazhdoi këtë javë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Gaza mbetet nën bllokadë, me Izraelin që tani ka refuzuar të lejojë ndihmën ndërkombëtare në enklavën e shkatërruar për gati dy muaj, pavarësisht protestave globale.
Pas sulmit me dron, qeveria e Maltës konfirmoi se pas disa orësh i gjithë ekuipazhi ishte i sigurt dhe zjarri ishte nën kontroll.
Organizata tha: “Ambasadorët izraelitë duhet të thirren dhe t’i përgjigjen shkeljeve të ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë bllokadën e vazhdueshme (të Gazës) dhe bombardimin e anijes sonë civile në ujërat ndërkombëtare”.
Ajo pohoi se sulmi me dron “duket se kishte shënjestruar në mënyrë specifike gjeneratorin e anijes” dhe kishte lënë anijen në rrezik të fundosjes.
Duke përshkruar sulmin, ajo tha: “Dronët e armatosur sulmuan dy herë pjesën e përparme të një anijeje civile të paarmatosur, duke shkaktuar zjarr. /Telegrafi/