Anglia “mërzit” tifozët, por bën detyrën ndaj Andorrës. Ja situata në grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria

Anglia ka fituar 2-0 ndaj Andorrës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, e luajtur në “Villa Park”, në Birmingham. Pavarësisht fitores, perfomanca e të besuarve të Thomas Tuchel nuk ishte edhe aq mbresëlënëse, gjë që u kuptuar edhe nga vërshëllimat e tifozëve herë pas here në drejtim të lojtarëve të tyre.

Në minutën e 25-të, një krosim i Noni Madueke devijohet me kokë nga mbrojtësi i Andorës, Christian Garcia dhe përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për anglezët. Në minutën e 66-të, Anglia dyfishon shifrat me Declan Rice, i cili shënon me kokë pas krosimit perfekt nga Reece James.

SHIKOGOLAT

Më herët, po në këtë grup Serbia fitoi në transfertë 0-1 ndaj Letonisë, me golin e Dusan Vlahovic në fillim të pjesës së parë. Në minutat shtesë, Letonia iu afrua golit të brazimit, por topi për fatin e sërbëve u ndal nga shtylla.

Shqipëria ishte pushim sot, kuqezinjtë do të luajnë të martën ndaj Letonisë në “Air Albania”. Serbia do të presë Anglinë në Beograd, ndërsa Andorra do jetë pushim. Situata në Grupin K është si më poshtë:

1. Anglia 12 pikë, 4 ndeshje
2. Serbia 7 pikë, 3 ndeshje
3. Shqipëria 5 pikë, 4 ndeshje
4. Letonia 4 pikë, 4 ndeshje
5. Andorra 0 pikë, 5 ndeshje

The post Anglia “mërzit” tifozët, por bën detyrën ndaj Andorrës. Ja situata në grupin K, ku bën pjesë edhe Shqipëria appeared first on Telesport.