Anglia “mbretëresha” e Europës për femra, mund në finale Spanjën falë “ruletës ruse”

Anglia fiton Europianin për femra për të dytën herë rresht, pas fitores në finale ndaj Spanjës, nga pika e bardhë e penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Të dy ekipet u përballën në finalen e madhe të luajtur në “St. Jakob-Park” në Bazel të Zvicrës. Anglezet e drejtuar nga Sarina Wiegman, e nisën me këtë formacion zyrtar: ENGLAND XI: Hampton; Bronze, Carter, Williamson, Greenwood; Stanway, Walsh, Toone; James, Russo, Hemp.

Spanja e drejtuar nga Tome Montserrat e nisi me këtë formacion zyrtar SPAIN XI: Cata Coll; Ona Batlle, Paredes, Aleixandri, Olga Carmona; Patri Guijarro, Aitana Bonmatí, Alexia Putellas; Athenea, Mariona, Esther.

Spanjollet kaluan të parat në avantazh në minutën e 24-të, pas një aksioni të gjatë të finalizuar me sukses nga Caldentey, e cila shënoi me kokë. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, 0-1 për Spanjën. SHIKOGOLIN1

Pjesa e dytë nisi më mirë për anglezet, të cilat barazuan shifrat me anjë aksion perfekt në minutën e 56-të. Krosimi perfekt i Chloe Kelly në krah, shfrytëzohet në mënyrën e duhur nga Alessia Russo, e cila barazon shifrat, pas një goditjeje të bukur me kokë. SHIKOGOLIN2

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të kohës së rregullt, ndaj ndeshja shkoi në kohën shtesë prej 30 minutash. Rezultati nuk ndryshoi as në shtesë, ekipet iu drejtuan “ruletës ruse”, aty ku anglezet u treguan më të sakta. Edhe pse humbën penalltinë e parë me Bethany Mead, si përfundim Anglia shënoi tre penallti të sakta, ndërsa Spanja vetëm një.

The post Anglia “mbretëresha” e Europës për femra, mund në finale Spanjën falë “ruletës ruse” appeared first on Telesport.