Anëtari boshnjak i KQZ’së lëshon mbledhjen, shkak kandidimi i motrës së Donika Kadajt: Po uzurpon vendet tona

KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën janë duke u certifikuar listat e kandidatëve të subjekteve politike për deputet.

Anëtari i KQZ’së nga komuniteti boshnjak e ka lëshuar mbledhjen e tanishme.

Anëtari boshnjak në KQZ, Almir Saiti, ka kritikuar ashpër kandidimin e motrës së Donika Kadajt-Bujupi, me listën e koalicionit VAKAT.

Ai ka akuzuar se është falsifikuar e manipuluar lista.

Sipas Saitit, kandidimi i kandidatëve shqiptarë në lista me komunitete, është shkelje, dhe ka për qëllim uzurpimin e vendeve boshnjake.

Ndërsa kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, vlerësoi se Saiti bëri veprim jokorrekt me lëshimin e sallës.

“Po mendoj që u emocionu pak më shumë se që është dashtë. Edhe me u largu nga salla pasi i lëshoj gjithë ato akuza nuk po me duket korrekte. Unë asnjëherë jo zyrës po as sekretariatit as ndonjë zyrtari nuk tentoj as me i bo presion as me i tregu se qysh më vepru”, ka thënë Radoniqi.