Ndërkohë që Shqipëria sot është pushim, në grupin e saj po luhen dy ndeshjet e radhës kualifikuese. Andorra po barazon 1-1 ndaj Serbisë, pas 45 minutave të para.
Guillaume Lopez shënon një eurogol për Andorrën nga gati gjysma e fushës, pasi përfitoi nga një top i humbur nga Stankovic dhe dalja e gabuar e portierit. Dy minuta më pas, serbët barazuan shifrat 1-1 falë një autogoli të Christian Garcia, pas topit të ardhur nga një goditjeje këndi. SHIKOGOLAT
Në sfidën tjetër, Anglia po fiton në transfertë 0-3 ndaj Letonisë në Riga. Për anglezët shënoi fillimisht Anthony Gordon në minutën e 26-të, pas një topi të gjatë të marrë nga John Stones. Në fund të pjesës së parë, i zakonshmi Harry Kane shënon dy herë për anglezët. Fillimisht me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 44-të dhe në shtesë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
The post Andorra shënon EUROGOL ndaj Serbisë, Anglia po bën detyrën ndaj Letonisë (video) appeared first on Telesport.