Andi Shabani: Të gjithë lojtarët e Kosovës ishin me lot në sy

Gazetari i Klan Kosova, Andi Shabani, tha se të gjithë lojtarët e Kosovës ishin me lot në sy.

Sipas tij, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova thanë se do të kthehen me këtë ekip për të arritur një Evropian a Botëror.

“Ishte një situatë mjaft e rëndë, të gjithë ishin të zhgënjyer. Muriqi tha që ishin detajet ato që vendosën për këtë ballafaqim, por ai tha se kjo skuadër e Kosovës do të ketë rastin të jetë pjesë e ndonjë Evropiani a Botërori. Pothuajse njëjtë tha edhe Zhegrova, i cili shprehu zhgënjimin e tij për këtë rezultat. Megjithatë, edhe ai ishte i bindur që ky grup i Kosovës ka shumë potencial dhe do të ketë mudnësi të tjera Kosova, madje shumë shpejt, për të arritur në një pozitë të njëjtë, për të kërkuar një kualifikim për një Evropian a Botëror”, deklaroi Shabani.