Ancelotti zgjedh formacionin ideal me brazilianët që ka trajnuar, dominojnë madrilenët

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka zgjedhur formacionin e tij ideal me futbollistët brazilianë që ka pasur mundësinë t’i drejtojë gjatë karrierës. Formacioni përfshin shumë lojtarë që kanë luajtur te Real Madridi, por edhe dy legjenda të Barcelonës.

Në portë Ancelotti vendos ish-portierin e madh Dida, të cilin e stërviti te Milani. Në mbrojtje shfaqen emra të rëndësishëm si Marcelo dhe disa nga lojtarët që ka drejtuar në Madrid.

Në mesfushë spikasin dy figura të mëdha të futbollit brazilian; Kaká dhe Casemiro, ndërsa në repartin ofensiv përfshihen yje si Vinícius Júnior dhe Rodrygo.

Sulmi kompletohet nga dy legjenda të mëdha, që shkëlqyen edhe te Barcelona: Ronaldinho dhe Ronaldo Nazário. Formacioni i zgjedhur nga Ancelotti tregon ndikimin e madh që brazilianët kanë pasur në skuadrat e tij, nga periudha e Milanit deri tek ajo e Real Madridit, duke përzier legjenda historike me yje të brezit të ri.

The post Ancelotti zgjedh formacionin ideal me brazilianët që ka trajnuar, dominojnë madrilenët appeared first on Telesport.