Pas largimit nga Real Madridi dhe fitimit të Champions League në sezonin 2023/24 (të tretin si trajner i madrilenëve), Carlo Ancelotti mori vendimin e pritur; të drejtojë një kombëtare, konkretisht Brazilin, në prag të Botërorit 2026. Aventurës i shkohet mirë, aq sa pas Kupës së Botës pritet një kontratë e re me brazilianët deri më 2030, me pagë prej 10 milionë eurosh në vit, plus bonuse.
Në një intervistë për “Radio Marca”, trajneri italian tregoi se pas lamtumirës nga Real Madridi e dinte tashmë hapin e radhës: “Brazili, opsioni i vetëm? Po, besoj se po. Nuk kisha ndërmend të shkoja te një klub tjetër pas Realit. Mundësia për kombëtaren braziliane u shfaq dy vite më parë, pastaj rinovova me Real Madridin. Vitin e kaluar menduam që ishte koha të bashkëpunonim dhe tani jam i lumtur te Brazili”.
Ai shtoi: “Nuk kisha asnjë dyshim. Shkolla e vjetër braziliane kishte një reagim të ftohtë ndaj trajnerëve të huaj, por pritja ime ishte fantastike. Kam marrëdhënie të mira me trajnerët e Palmeiras, Flamengo apo Bahia, flas shumë me ta për të më ndihmuar në zgjedhjen e lojtarëve, disa në Europë, të tjerë këtu”.
Për listën e përfundimtare të Botërorit nuk përmendi emra: “Nuk është e lehtë, kemi shumë opsione, sidomos në sulm. Kemi më pak në mesfushë dhe mbrojtës krahu, por mund të zgjedhim më të mirët për ndeshjet e ardhshme dhe Botërorin”.
The post Ancelotti zbulon prapaskenat: Brazili ishte opsion që dy vite më parë. Pas Realit, nuk doja tjetër klub appeared first on Telesport.









