Ancelotti: Ta thyejmë tabunë 24-vjeçare, dua Kupën e Botës me Brazilin

Carlo Ancelotti, një nga trajnerët më të mëdhenj të historisë së futbollit, synon të plotësojë koleksionin e tij duke fituar Kampionatin Botëror me Brazilin, 24 vite pas titullit të fundit të “Seleçãos”. “Kjo është ëndrra e çdo braziliani, është përgjegjësia ime dhe e lojtarëve në fushë ta arrijmë këtë objektiv”, – tha ai për Fifa.com.

Që nga qershori, kur u bë trajner i Brazilit, Ancelotti ndihet “si në shtëpi”: “Po kënaqem shumë. Ndihem rehat falë federatës dhe lojtarëve. Jemi tashmë të kualifikuar, kështu që kemi kohën për t’u përgatitur maksimalisht për Botërorin”. Trajneri italian tah se e zgjodhi Brazilin “për të drejtuar ekipin më fitues në histori dhe mundësinë e pabesueshme për të luajtur Kupën e Botës me këtë kombëtare”.

Për rivalët, Ancelotti shtoi: “Do të ketë short, çfarëdo që të dalë, do të jemi të kënaqur. E rëndësishme është të jemi aty”. Ai nuk e përjashton mundësinë që Brazili të luajë në Vancouver, qytetin ku jeton me gruan kanadeze, teksa vlerëson entuziazmin e vendit për turneun: “Do të jetë një Botëror shumë i balancuar dhe argëtues, me shumë ekipe dhe lojtarë të nivelit të lartë”.

The post Ancelotti: Ta thyejmë tabunë 24-vjeçare, dua Kupën e Botës me Brazilin appeared first on Telesport.