Ancelotti nuk jep dorëheqjen nga Real Madridi

Trajneri italian, Carlo Ancelotti nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi.

Sipas “Relevo” dhe “The Athletic”, trajneri italian nuk preferon të japë dorëheqjen nga skuadra madrilene, përkundër presionit të madh për t’u larguar.

Ancelotti dhe skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Arsenali dhe tashmë tifozët duan largimin e tij.

Megjithatë, Florentino Perez e ka në duar këtë situatë, pasi vetëm shkarkimi mund të kryejë punë.

Ancelotti preferon të zgjasë me Real Madridin deri në fund të kontratës së tij, që skadon në verën e vitit 2026.

Disa media të tjera, raportojnë se Carlo Ancelotti pritet të shkarkohet menjëherë nga posti pas finales së Copa del Rey.Insajderi.org