Carlo Ancelotti, trajneri aktual i Brazilit, u kthye në “Santiago Bernabéu” për ta ndjekur nga tribuna ndeshjen e Champions League mes Real Madridit dhe Monaco. Momenti më i veçantë ishte kur u kap nga kamerat e “Movistar” duke kënduar himnin e “Décima” si tifoz para fillimit të ndeshjes, teksa xhirohej nga bashkëshortja e tij.
Vizita e tij daton disa ditë më parë, kur ndoqi ndeshjen ndaj Levantes me delegacionin e CBF, ku ishte dëshmitar i reagimit të tifozëve pas eleminimit nga “Copa del Rey”. Para sfidës me Monaco, emri i Ancelottit u përmend edhe në “Valdebebas”.
Álvaro Arbeloa, që punoi me të në periudhën 2013-2015, u shpreh me humor: “I vendos një mungesë. Nuk erdhi të më shikojë ose përshëndesë. Shpresoj që sot të zbresë dhe të shikojë lojtarët e tij, teksa unë jam një prej tyre”. Arbeloa vlerësoi gjithashtu historinë e tij: “Ishte fat të trajnohesha nga trajneri me më shumë trofe në histori, me më shumë Champions dhe i vetmi që ka fituar pesë ligat kryesore. Do të doja shumë ta takoja dhe ta përqafoja fort”.
The post Ancelotti nuk i ndahet Realit edhe në Champions, kapet duke kënduar himnin e “Décima” appeared first on Telesport.










