Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi do të rikthehet sërish në aksion nesër (e shtunë) ku do të presin në shtëpi Leganesin. 

Ekipi i Carlo Ancelottit do të luajë minimum tetë ndeshje para përfundimit të muajit prill, me mundësi për të luajtur edhe dy më shumë në rast se arrijnë të kualifikohen në finale të Kupës së Mbretit dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

Ancelotti e ka ripërsëritur shqetësimin e tij për kalendarin e ngarkuar të ndeshjeve, por trajneri veteran pranoi se nuk ka zgjidhje tjetër dhe duhet të përgatitet sa më mirë që të jetë e mundur. 

Klubi disa orë më parë e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Leganes, aty ku ra në sy mungesa e Thibaut Courtois. 

Eder Militao dhe Dani Carvajal mbeten mungesa afatgjate teksa Ferland Mendy dhe Dani Ceballos ende nuk janë rikuperuar nga lëndimet e psëuara. 

Pas përfundimit të ndeshjes me Leganesin, Real Madridi do të jetë nikoqir i Real Sociedadit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit dhe ndaj Valencias në kampionat, para se të udhëtojnë në Londër për takimin me Arsenalin më 8 prill. 

Në takimin ndaj ‘Topçinvje’ pritet me gjasë rikthimi i disa lojtarëve të lënduar të Real Madridit, pasi Ancelotti konfirmoi se Mendy dhe Ceballos duhet të jenë gati, ndërsa Courtois do të rikthehet edhe më herët. 

“Mungesa e Courtois është një problem i vogël dhe ne po përpiqemi t’i rikuperojmë Ceballos dhe Mendy për ndeshjen e parë ndaj Arsenalit”, ka thënë Ancelotti.