Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i ri i ekipit kombëtar brazilian në një konferencë për shtyp në Rio de Janeiro, përpara më shumë se 250 përfaqësuesve të medias.
Strategu italian do të debutojë në stolin e Brazilit në ndeshjet kualifikuese kundër Ekuadorit dhe Paraguait në qershor.
Ndër të tjera, ai iu përgjigj pyetjeve në lidhje me futbollistët brazilianë që ai menaxhonte në klube.
“Braziliani më i mirë që kam stërvitur ndonjëherë është Ronaldo. Ai ishte një teknik spektakolar dhe një nga njerëzit më qesharakë në botë”, deklaroi fillimisht Ancelotti.
“Profesionisti më i madh që kam stërvitur ishte Cafu, dhe ata që më bëjnë të qesh më shumë janë Militao dhe Vinicius. Do të shtoja për Vinicius se ai është një djalë shumë modest dhe i përulur”.
“Kjo është arsyeja pse gjithmonë flas mirë për këta lojtarë. Kam një lidhje shumë të mirë me ta. Më telefonuan menjëherë dhe më uruan kur u bëra përzgjedhës”.
“Kam stërvitur 34 brazilianë në karrierën time dhe kam pasur probleme vetëm me njërin. Nuk do të them se kush ishte”, përfundoi Ancelotti.