Ancelotti ka një këshillë për Alonson: Nëse Mbappe luan në krah…

Carlo Ancelotti ka vetëm fjalë të mira për ish-lojtarin e tij, Kylian Mbappe.

Në një intervistë për L’Equipe, ai ka deklaruar se të punosh me francezin është shumë e lehtë. “Ai nuk më ka kërkuar asgjë: As të gjuajë penallti, as ta ruaj kur nuk dëshiron të lëndohet, as të gjuajë goditjet e lira… Asgjë. Gjithmonë është sjellë me përulësi të madhe”.

“Roli i tij perfekt? Sipas meje, Mbappe është qendërsulmues. Aty shfaq më së miri cilësitë e tij. Duhet të jetë sa më afër portës. Në krah sigurisht që do të tregojë cilësi, por do të shënojë më pak gola”.

The post Ancelotti ka një këshillë për Alonson: Nëse Mbappe luan në krah… appeared first on Telesport.