Ancelotti: Jam shumë i qetë, ky Brazil mund të bëjë gjëra të mëdha

Pas fitores 3-0 ndaj Kilit në “Maracanã”, Carlo Ancelotti u shpreh i bindur për potencialin e Brazilit: “Tani jam shumë i qetë. Kam besim se ky ekip mund të bëjë gjëra shumë të mira. Duhet të vazhdojmë në këtë linjë, sepse nëse arritëm të mos pësonim gol në tri ndeshje, kemi mundësi të fitojmë edhe ato që vijnë”.

Për listën finale të Botërorit: “Mund të jetë ndonjë trajner tjetër, që të ketë më pak vështirësi se unë, por kjo është diçka shumë pozitive.

Sonte, edhe zëvendësuesit treguan se mund ta vendosin një ndeshje. Kjo është ajo që dua kur bëj ndërrime gjatë lojës”.

The post Ancelotti: Jam shumë i qetë, ky Brazil mund të bëjë gjëra të mëdha appeared first on Telesport.