Ancelotti i hap derën: Neymar është mes lojtarëve kandidatë për në Botërorin 2026

Kur quhesh Neymar, emri yt vazhdon të bëjë lajm dhe të ndezë debatet sportive, sidomos në Brazil, vetëm gjashtë muaj para Botërorit 2026. Ish-ylli i Barcelonës u rikthye të shtunën në fushë për 90 minuta, në fitoren 1-0 të Santos kundër Palmeiras, duke ringjallur shpresat e tifozëve që duan ta shohin sërish me fanellën e Seleçaos.

Carlo Ancelotti, trajneri i Brazilit, nuk mund t’i shmangej pyetjes për të. Në konferencë për shtyp deklaroi: “Neymar është në listën e lojtarëve që mund të marrin pjesë në Kupën e Botës. Tani kam 6 muaj për të hartuar listën përfundimtare. Duhet vetëm ta vëzhgojmë, siç bëjmë me të gjithë, për të mos gabuar.

Për fat është rikuperuar nga dëmtimi. Tani ka 6 muaj për të luajtur. Kampionati brazilian përfundon më 7 dhjetor, pastaj janë pushimet, por më pas do të ketë kohë të tregojë cilësitë dhe formën e tij fizike”.

The post Ancelotti i hap derën: Neymar është mes lojtarëve kandidatë për në Botërorin 2026 appeared first on Telesport.