Carlo Ancelotti, aktualisht trajner i kombëtares së Brazilit dhe ish-trajner i Real Madridit, mori pjesë në festimet spektakolare të Karnavaleve në Rio de Janeiro, një nga ngjarjet më të famshme kulturore në botë.

Italiani ndoqi paradën në Sambadromë së bashku me legjendat braziliane Ronaldo Nazário dhe Cafu, si edhe me prezantuesen dhe aktoren e njohur Sabrina Sato, e quajtur “Drum Queen”, roli simbolik i figurës kryesore që udhëheq baterinë ritmike të shkollave të sambas.

Prania e Ancelottit në këtë event tregon afrimin e tij me kulturën braziliane, pas marrjes së drejtimit të “Seleçaos”. Karnavali i Rios, i njohur për paradat madhështore, muzikën samba dhe atmosferën festive, konsiderohet një simbol kombëtar i Brazilit dhe moment ku sporti e spektakli bashkohen natyrshëm.
The post Ancelotti “harbohet” në Rio së bashku me Ronaldon dhe “Drum Queen” (fotot) appeared first on Telesport.










